Edhe Kryeministri Edi Rama, e ka njohur Juan Guaido si President të përkohshëm të Venezuelës, pas rrëzimit të udhëheqësit Nicolas Maduro.

Në një postim në rrjetet sociale, Kryeministri Rama thotë se Shqipëria njeh Guaido si President të përkohshëm të Venezuelës, duke qenë kështu në një linjë me SHBA-në.

“Shqipëria njeh Juan Guaido si President të përkohshëm të Venezuelës. Në emër të popullit shqiptar, uroj që Juan Guaido dhe venezuelianët e guximshëm të largojnë me sukses pushtetin e paligjshëm që e ka kthyer vendin në një ferr për popullin e vet”, shkruan Kryeministri Rama.

Protestat masive në Venezuelë të martën dhe të mërkurën bënë që Presidenti Maduro të largohej nga detyra dhe të njihte kreun e opozitës, Juan Guaido si President të përkohshëm. Ky i fundit u njoh si i tillë edhe nga Presidenti amerikan Donald Trump.