Kryebashkiakët socialistë që kanë konsumuar 3 mandate pritet të mos jenë më në listat e kandidatëve në zgjedhjet e 30 Qershorit.
Ky kufizim i parashikuar në ligj pati pak kohë më parë interpretime të ndryshme, me eksponentë të Partisë Socialiste që deklaruan se ligji nuk kishte fuqi prapavepruese.
Por 5 muaj nga zgjedhjet, gjasat që Kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako dhe ai i Elbasanit, Qazim Sejdini të jenë sërish në garë, janë të pakta. Edhe pse nuk e pohon hapur, kreu i Grupit Parlamentar Socialist, Taulant Balla, duket i tërhequr nga qëndrimi i prerë që kishte një vit më parë. Ndiqni deklaratën e Ballës dhënë për TV Klan në videon e mëposhtme.





