Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me kompaninë amerikane SHELL, e cila do bëjë kërkime për naftë dhe gaz në Shqipëri.

Rama shkruan në  Twitter se të dhënat janë inkurajuese, pasi flasin për një rezervë të madhe gazi e nafte në Shpirag.

"Një lajm tejet inkurajues nga takimi me kompaninë SHELL. Edhe pak javë na ndajnë nga prova e të vërtetës së Shpiragut, ku të gjitha të dhënat flasin për një rezervë të madhe gazi e nafte. Nëse prova del me sukses, impakti në ekonomi do jetë i konsiderueshëm duke nisur nga 2020."