Kryeministri Edi Rama e ke quajtur halabak drejtorin e Hipotekës së Durrësit, pas denoncimit në emisionin investigativ "Fiks Fare" nga një qytetar i cili sorollatej prej 6 vitesh nga ky insitucion.
Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët, Rama kërkoi ndihmën e atyre që teksa tentojnë të zgjidhin hallin që kanë, përmes denoncimeve të padrejtësive në portalin "Shqipëriaqëduam.al", të ndihmojnë edhe qeverinë për hallin e saj të madh.
"U kërkoj të gjithë atyre që kanë hall, e që duan të zgjidhin hallin e tyre të na ndihmojnë edhe ne të trajtojmë hallin tonë të madh me njerëz të padenjë që nuk na mungojnë, si ishte edhe rasti i djeshëm i denoncuar nga Fiks fare, një drejtori që meriton vetëm një përcaktim, një halabak. Për të cilin është marrë masa e shkarkimit. Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj do ta komunikojë këtë vendim"– tha Rama.





