Kryeministri Edi Rama ka marrë paraditen e kësaj të mërkure detyrën e ministrit të Jashtëm të Shqipërisë, një ditë pasi u betua te Presidenti Ilir Meta.

Në aktivitetin e kalimit të detyrës nga Ditmir Bushati, që lë këtë post pas 6 vitesh, Kryeministri Rama u shpreh se  i delegon detyrën Gent Cakajt.

“Fjala më e shkurtër e jetës sime. Unë i nënshkruari Edi Rama në funksionin Kryministrit të Republikës së Shqipërisë dhe ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme, i delegoj z.Gent Cakaj, aktualisht zv/ministër, detyrën e drejtimit të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe të përfaqësimit brenda dhe jashtë vendit”, tha Kryeministri Edi Rama.