Kryeministri Edi Rama ka vendosur t'iu urojë ditë të mbarë ndjekësve të tij në Facebook, me një video ku tregon rikonstruksionin e qendrës shëndetësore në Haxhias të Elbasanit.
Në postimin e tij, Rama bën premtimin se brenda vitit 2019 do të rikonstruktohen edhe 300 qendra të tjera shëndetësore.
“Mirëmëngjesi dhe duke ju kërkuar të mos mërziteni, se do keni plot 300 nga këto brenda këtij mandati, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama teksa në video tregohet si ishte dhe si u transformua qendra shëndetësore.





