Këshilli i Ministrave ka emëruar ish-prefektin e Elbasanit, Gjeneral Major Maksim Malaj, këshilltar për çështjet e sigurisë pranë kryeministrit Edi Rama.

Më parë, këtë post e mbante Sandër Lleshaj, aktualisht Ministër i Brendshëm. Ndërsa Gjeneral Major Maksim Malaj mbante postin e Prefektit të Qarkut të Elbasanit, detyrë në të cilën u emërua Gledian Llatja.