Përveç se një këngëtare mjaft e dashur dhe e kërkuar nga publiku, Aurela Gaçe është nënë e dy vajzave, Grace 7 vjeçe dhe Abigail 2 vjeçe, dhe padyshim kjo është lumturia e saj më e madhe.

Për t’i pasur përherë me vete dy vajzat e saj, Aurela ka vendosur të gdhendë përgjithmonë në trup emrat e tyre.

Ajo ka publikuar në Instagram një video në të cilën shihet duke bërë tatuazh në pjesën e parakrahut emrat e vogëlusheve, teksa tregon se Grace e ka shkruar vetë emrin e saj dhe të motrës, në lëkurën e mami Aurelës.