Në fjalën e tij gjatë nisjes së këtij sesioni parlamentar, kreu i PD-së, Lulzim Basha i quajti ‘kukulla’ ministret e reja të Edi Ramës.

“Kush i njeh? Kush i di emrat e tyre? Po pyes qytetarët madje dhe socialistët a i keni dëgjuar ndonjëherë më parë? Për çfarë meritash u bënë ministre, cili është kontributi i tyre për vendin?”,- shprehej Basha.

Por zonjat e reja në qeveri i ka marrë në mbrojtje kryeministri Edi Rama, i cili mori fjalën direkt pas Lulzim Bashës.

“Të paktën për disa kohë nuk ka asnjë mundësi të hedhin baltë mbi këto zonja”,- tha Rama duke lënë të kuptohet se deri më tani ministret e reja janë me ‘biografi’ të mirë, të papërfolura për afera korruptive, siç akuzoheshin ministrat e mëparshëm.