Kryeministri Edi Rama ka uruar një të ditë të mbarë për të gjithë shqiptarët duke zgjedhur disa foto nga Dhërmiu.
Rama vendosi theksin tek atraksionet historike dhe urbane të këtij vendi, që sipas tij po punohet për t’i nxjerrë në dritë.
“MIRËMËNGJES dhe me këto foto nga Dhërmiu ku vijon puna për nxjerrjen në dritë të atraksioneve kulturore e historike si edhe hapësirave urbane, ju uroj një të diel të bukur”, shkruan Rama në “Facebook”.





