Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike që u mblodh sot për të përcaktuar aksionin opozitar por edhe për të zgjedhur drejtuesit e rinj ka vendosur të mbështesë krijimin e një qeverie kalimtare për të përgatitur zgjedhje të lira.

Mësohet se Këshilli Kombëtar i PD-së vendosi të ngarkojë strukturat drejtuese të partisë me organizimin e protestave me qëllim largimin e qeverisë së Edi Ramës.

Po kështu, të mbështesë si zgjidhje politike të krizës në vend krijimin e një qeverie kalimtare me qëllim përgatitjen e zgjedhjeve të lira e te ndershme. Ndërkohë që u ngarkua kryesia e re qe te hartoi aksionin e protestave.

Kreu i PD-së Lulzim Basha tha sot në mbledhjen e Këshillit Kombëtar se qëllimi kryesor është largimi i kryeministrit Rama.