Në vijim të prezantimit të Paktit për Universiteti, kryeministri Edi Rama prezantoi sot projektin për Kampusin e ri Unversitar.
Në fjalën e tij, Rama ka akuzuar ish-presidentin Bujar Nishani se kur ishte në detyrë, vëllai i tij mori në pronësi mensën e Qytet Studentit dhe e ktheu atë në lloto.
“Vëllai i Presidentit mori mensën në qytetin student dhe kjo mensë u kthye nga vëllai i Presidentit ne lloto. Këta nuk janë thjeshtë zaptues që mund ti marrësh dhe ti largosh dhe kjo është arsyeja pse projekti është vonuar. Këta janë pronar dhe kanë regjistruar pronat në Qytet Studenti. Prona e regjistruar nuk zhbëhet dot, por vetëm me lekë në dorë duke e shpronësuar. Pasi e bënë Qytetin Studenti me klube striptizmi dhe lloto, tani do marrin dhe lekët se janë pronarë dhe duhen shpronësuar”, tha Rama.





