Teksa ka qenë e ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Zonë e Lirë”, Grida Duma ka komentuar edhe mbi mbledhjen e nesërme të Partisë Demokratike, ku do të votohet kryesia e re.
Duma është shprehur se edhe nëse nuk merr asnjë post në parti, asaj nuk i intereson kjo gjë sepse pavarësisht postit, do të bëjë maksimumin për PD siç ka bërë gjithmonë.
“Unë s’kam nevojë për poste në parti. Nëse do votohem nesër në Kryesinë e PD, hyj tek njerëzit e besuar dhe sigurisht që do bëj maksimumin, siç e kam bërë gjithmonë. Unë bëj opozitë, nuk besoj se është funksioni partiak ai që i jep motivimin një njeriu. Kam besimin e demokratëve dhe padyshim që duhet të përmbush funksionet e mia”,- u shpreh Grida Duma.





