Gjatë prezantimit të platformës “Pakti për Universitetin”, kryeministri Edi Rama ka thënë se në situatën e krijuar kur studentët janë ngujuar nëpër fakultete, problem janë pedagogët që nuk shkojnë të japin mësim.

Me tone kritike u është drejtuar pedagogëve, duke u thënë se qeveria nuk do të bëjë detyrën e tyre., ndërsa theksoi se ata duhet të shkojnë nëpër auditore edhe nëse është vetëm një student.

"Problem janë pedagogët, jo studentët që ngujohen. Pse nuk shkojnë pedagogët të japin mësim? Një student i vetëm ka të drejtë të marrë mësim. I mirëpres të gjitha kërkesat. Ama, këtu duhet të ndajmë kush bën çfarë. Studentët bënë detyrën e tyre. E ngritën zërin, ne dëgjuam. Akoma nuk kam kuptuar çfarë kanë dëgjuar Universitetet", u shpreh Rama.