Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar në Facebook mesazhin e një qytetari dixhital, i cili shkruan se studentët e Arkitekturës dhe Urbanistikës kanë votuar pro bojkotit të mësimit, ndërsa shton se disa prej pedagogëve janë kërcënuar.

"Studentet masivisht votojnë për grevë dhe bojkot! Edvin Kristaq Urrejtja me mediat e kontrolluara mashtron!", shkruan Berisha krahas mesazhit.

POSTIMI I BERISHËS

Studentet masivisht votojnë për greve dhe bojkot!

Edvin Kristaq Urrejtja me mediat e kontrolluara mashtron!

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb

Pershendetje doktorr tek fakulteti Arkitektures dhe Urbanistikes eshte mbajtur nje votim nga cdo student 62.2 % 346 student kanë votuar për bojkot ndërsa 37.8% 210 student per mesim fakullteti ynë ka votuar për bojkot ku e sheh kryeministri shumicen ? Gjeja me interesante eshtë se ne media ditëve te fundit kan dal sikur studentet duan te kthehen dhe s’japin lajme Profesoret e fakulltetit tonë nuk dalin pro nesh sepse marrin leje ndërtimi dhe i ka kërcenuar.