Zv.ministrja e Brendshme, Romina Kuko e ftuar në emisionin “Dritare me Rudinën”, në News 24 teksa është ndalur tek arrestimi i  Klement Balilit, është shprehur se një pjese të mirë të politikanëve i është prishur gjaku.

Natyrisht kjo që i ka ndodhur i ka prishur gjakun një pjese të rradhës së politikës. Janë deklarata që janë haptaz dashakeqës për të minimizuar atë që ka ndodhur, për ta quajtur sikur ka ndodhur diçka normale. Fakti që Policia e Shtetit bashkëpunon dhe kontribuon me partnerët e tjerë dhe ta hedhësh poshtë, është dashakeqëse.
Nëse javën që vjen kemi një vizitë të rëndësishme dhe disa vizita të rëndësishme ndërkombëtare është bërë bingo
”, u shpreh Kuko.