Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas vetëdorëzimit të Klement Balilit, i cili ishte në kërkim për gati 2 vite e gjysmë nën akuzën e trafikut ndërkombëtar të drogës.

Rama shkruan në Twitter se ky ishte një hap i madh kundër krimit të organizuar, ndërsa uroi për këtë rezultat ministrin e Brendshëm Sandër Lleshajn, Policinë e Shtetit dhe SHISH.

“Klement Balili prapa hekurave një hap i madh përpara në luftën kundër krimit të organizuar dhe një përgjigje kuptimplotë, për të gjithë qentë që lehin, ndërkohë që karvani do të ecë me vendosmëri përpara. Urime për këtë rezultat Ministrit Lleshi, Policisë së Shtetit dhe SHISH”, shkruan Rama.