Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar në Facebook një mesazh të mbërritur nga qytetari dixhital, i cili informon se i shumë kërkuari Klement Balili, është vetëdorëzuar.

POSTIMI I BERISHËS

Dorëzohet Klement Balili!

Qytetari dixhital informon. sb

Përshendetje doktor vetëdorëzohet Klement Balili në Prokurorinë e Krimeve të Rënda ai është nisur drejt Tiranës me Rigels Balilin.

Klemend Balili, i njohur edhe si Eskobari i Ballkanit, është shpallur në kërkim ndërkombëtar prej dy vitesh nga autoritetet greke dhe ato shqiptare, si drejtuesi i një rrjeti trafiku ndërkombëtar droge.