Kryeministri Edi Rama mbështet deklaratën e Senatit Akademik të Universitetit të Tiranës për t’i garantuar shumicës së studentëve mësimin që po pengohet sipas tij brutalisht.

Rama shkruan në Twitter se kërkesat e studentëve do të përmbushen sipas planit të publikuar dhe do shkohet përtej tyre.

POSTIMI I RAMËS

Përshëndes deklaratën e Senatit Akademik të UT. Uroj që t’i garantohet mësimi një orë e më parë shumicës që po pengohet brutalisht.Kërkesat do të përmbushen sipas planit të publikuar dhe po shkojmë shumë përtej tyre.Dialogu e bashkëpunimi me universitetet do thellohet.