Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, ka reaguar në lidhje me vendimin e kryeministrit Edi Rama për të qenë njëkohësisht edhe ministër i Jashtëm.

Shehu shkruan në Facebook se Rama sot duhet të jepte dorëheqjen dhe jo të ishte drejtuesi i diplomacisë së vendit.

REAGIMI I PLOTË

Kryemninistri vendos te jete edhe Minister i Jashtem, kur duhet te paraqiste doreheqjen…!

Cudi e “non sens” i madh ky!

Doreheqja do te ishte per ate e pa evitueshme ne cdo vend demokratik, kudo ku ka koshience qytetare e pergjegjeshmeri politike.

Mbas renies per aresye shume serioze e te motivuara te kandidatures kaq te preferuar, mbeshtetur e promovuar deri ne ekstrem per Minister te Jashtem, mbas kthimit te saj ne nje “casus belli”, doreheqja e Kryeministrit do te ishte e vetmja rrugedalje.

Per mjegullnaje kerkohet te behet paralelizem me Tsipras.

Ne fakt jane dy raste krejt te ndryshme e shume larg njera tjetres.

Ne Greqi dha doreheqjen normalisht Ministri i Jashtem dhe nuk u rrezua ndonje kandidature e Kryeministrit.