Kreu i shtetit, Ilir Meta i është përgjigjur akuzave të Kryeministrit Rama se ka kryer një tjetër shkelje Kushtetuese me mos dekretimin e shkarkimit të ministrit të Jashtëm në detyrë, Ditmir Bushati.

Në një postim në Facebook, Meta shkruan se: “Presidenti në krye të punës. Për Presidentin e para është Kushtetuta dhe sundimi i ligjit. NO MORE FAKE STATE. Shqipëria e para!”.