Në një dalje për mediat, Ministri në detyrë i Financave, Arben Ahmetaj ka shpjeguar skemën e financimit të përgjysmimit të tarifave të studimit. ai tha se nga këto masa të marrë përfitojnë 6235 studentë ekselentë dhe mbi 70 mijë studentë të tjerë, me mesatare nga 5 deri në 9.

Sipas Ahmetajt,  studentët që kanë paguar tarifën e plotë, gjysma e parave do tu kthehet. Në lidhje me bursat, ai bëri thirrje që në këtë çështje nuk duhet të përfshihen në këshillat bashkiakë, pasi kjo nuk është më punë e tyre.

"Reduktimi i tarifave të studimit bachelor, studentët me mesatare  9-10 kanë një përjashtim 100% nga tarifa e shkollimit. Përfitojnë 6235 studentë. Efekti financiar në buxhetin e shtetit 201 mln lekë. Studentët me mesatare 5-9 përfitojnë përjashtim 50% nga tarifa e shkollimit.  Përfitojnë rreth 70 mijë studentët, i bëhet tarifa 9700 lekë në vit. Efekti financiar 1 mln lekë. Studentët që kanë paguar tarifën e plotë, do tu kthehet 50% e shumës së paguar. Bordet e Universiteteve të punojnë 24 orë, të sjellin të dhëna për studentët që të fillojnë përftimin nga ulja dhe bursat. Sillni detajet për çdo student që të bëhet përfitimi", u shpreh ministri.