Prej datës 31 dhjetor 2018, në Shqipëri rezulton të kenë ulur qepenët mbi 4 mijë pika bastesh, në kuadër të ligjit të ri të qeverisë Rama që parashikon ndalimin e këtij biznesi në qendrat e banuara dhe zhvillimin e aktivitetit të lojërave të fatit vetëm në hotele me 5 yje.

Por teksa denoncimet shtohen se vazhdon ende të luhet bixhoz përmes faqeve “online”, kryeministri Edi Rama e paraqet realitetin në Shqipëri ndryshe.

Sipas një fotoje të postuar prej tij në Instagram, ku një person pretendon se ka kursyer një shumë të konsiderueshme parash nga mbyllja e llotove, Rama thekson se kjo është e vërteta.

Këtë foto, Rama i ka publikuar pas kërkesës së disa miqve të tij në këtë rrjet social.