Nga Konventa e Lëvizjes Socialiste për Integrim, kryetarja Monika Kryemadhi bëri thirrje për protesta.

“Ne e duam Shqipërinë, ashtu siç duam familjen. Ne jemi sot për të gjithë Shqipërinë. Ne jemi një popull që ka një zemër të madhe dhe luftëtare. Ne jemi popull që dimë të luftojmë, jemi një popull që kemi mbijetuar përballë mijëra pushtimeve. Jemi një popull që askush nuk mund të na përdhosi. Fundi i tij ka qenë i frikshëm dhe i dhimbshëm. Ne kemi një mision i cili është i qartë të kthejmë shqiptarët në Shqipëri, të ndërtojmë Shqipërinë evropiane.

Të gjithë së bashku të besojnë në Zot, që të kemi një Shqipëri sic e meritojmë. Zoti qoftë me ju. Zoti na dhëntë forcë që të përballemi me këtë të keqe të madhe.

Grupit Parlamentar të LSI i del një detyrë e madhe, detyra për të miratuar dhe për të vënë në vend rezolutën e miratuar. Ne zotohemi që angazhimi ynë të mos ndalet në asnjë moment për ta çliruar Shqipërinë nga kjo e keqe e madhe. Do jemi në kontakt se ky është fundi i Rilindjes së krimit”, tha Kryemadhi.