E dimë që Selena Gomez dhe Hailey Baldwin kanë të njëjtën shije për meshkujt, por duket se kjo gjë funksionon edhe për veshjet.

Javën e kaluar, të dyja zgjodhën një markë shumë të njohur për t'u ndjerë rehat dhe ngrohtë gjatë përditshmërisë në këto ditë të ftohta dimri.

Gruaja aktuale e yllit të popit, Hailey u fotografua me një bluze të firmës Balenciaga. Më vonë, u fotografua edhe Selena Gomez e veshur me një golf të po së njëjtës firmë.  Ka qenë një rastësi zbulimi se të dyja i përkasin të njëjtit stil.