Koreografi i njohur i Tv Klan, Albi Nako përflitet prej kohësh për një romancë dashurie me balerinën, Alba Hoxha, pas ndarjes nga ish-bashkëshortja, Klaudia Pepa.

Edhe pse çifti nuk e ka pranuar asnjëherë që janë të dashur, postimet e shpeshta nga i njëjti vend kanë përforcuar dyshimet që ata nuk janë thjeshtë shokë.

Së fundmi dy balerinët kanë postuar në profilet personale në Instagram, foto nga pushimet dimërore në Brezovicë, ku Albi ka publikuar një pamje të natyrës me dëborë, ndërsa Alba ka pozuar në dëborë.