John Travolta ka mbajtur paruke gjithë këtë kohë! Në këto vite, John Travolta na ka mësuar me “look” të çuditshëm, para së gjithash përsa i takon flokëve.

Në fakt, vite më parë, papritmas ai u shfaq me flokë të dendur, duke sugjeruar një transplantim të tyre. Por, në të vërtetë, bëhej fjalë për parukë. Ylli i Hollivudit tregoi për herë të parë kokën e tij të rruar në Instagram. 

“Unë shpresoj që secili të ketë një vit të ri të mbarë”, shkruan ai. 

Qëllimi i tij, me sa duket, është të tregojë veten për atë që ai është…