Këngëtarja Filloreta Raçi, përpos hiteve komentohet shpesh herë edhe për peshën e saj trupore edhe pse ajo vete nuk e ka pasur asnjëherë kompleks dhe këtë e dëshmon shpesh në daljet e saj televizive.
Këtë herë, Fifi ka dashur t'iu përgjigjet të gjithë atyre që e quajnë të shëndoshë apo lopë, përmes një postimi në Instagram ku ajo shfaqet duke kënduar "Beautiful" të Flori Mumajesit, ndërkohë që ka edhe një thirrje të hapur kundër bullizmit.
"Unë jam e bukur. Ju përshëndes të gjithëve ju që më keni nisur mesazhe të llojit ‘je si lopë, je shumë e trashë, je veshur shumë keq, je shumë e shëmtuar, je shumë kështu, je shumë ashtu.’ Mbase sot mund të bëjë zhurmë kjo thirrja ime kundër bullizmit. Më besoni që nuk është vetëm për mua. Po nanusha, jam shumë e bukur, ndihem e bukur dhe ndihem e veçantë", shkruan Fifi.





