Marrëdhënia e këngëtares Adelina Tahiri me juristin maqedonas, Serjozha Markov, ka qenë një ndër historitë më të komentuara për shkak të diferencën së madhe të çiftit, apo origjina e bashkëshortit.

Por pavarësisht këtyre, dashuria e tyre ia doli mbanë dhe prej muajit korrik të vitit që lam pas, ata janë prindër të një djali të quajtur Jon. Prej pak kohësh duket se Adelina nuk e ka më problem ta jetojë hapur dashurinë e saj me Markov ndaj dhe poston foto të ndryshme në rrjtete sociale.

Këtë herë, këngëtarja ka postuar një video ku shkruan "Dashuria ime", teksa bashkëshorti i saj luan në piano, duke dëshmuar kështu që kanë pasione të përbashkëta për muzikën.