Një rikthim pas 7 vitesh për të rigjetur një skuadër me ambicie të mëdha. Erlis Frashëri pranoi ofertën e Teutës pa u menduar dy herë. Projekti dhe synimet e drejtuesve të klubit mjaftuan për ta bindur 30-vjeçarin, i cili konsiderohet si një prej mbrojtësve të djathtë më të mirë në Kategorinë Superiore.

"Rikthehem te Teuta pas shumë vitesh. Më pëlqeu projekti dhe besoj se do të arrijmë të dalim kampion.N ëse Teuta ka një virtyt mbi të tjerët, është qetësia me të cilën punohet te "Djemtë e Detit". Frashëri, pavarësisht se e njihte ambientin, ka mbetur mjaft i kënaqur nga ajo çfarë ka gjetur te durrsakët.Deri tani po shoh lojtarë të rinj dhe trajnerin e ri që punon shumë. Të gjithë kanë punuar shumë mirë dhe unë shpresoj të jap kontributin tim. Së bashku me Bledi Shkëmbi ndanin fushë e lojës te Skënderbeu. 2 korçarët ribashkohen pas më shumë se një dekade, por në role të ndryshme.Kam luajtur më Bledin, e kam patur shok, por tani ndryshojnë gjërat, ai është trajner ndërsa unë futbollist. Shpresoj të jap maksimumin."

Transferimi i Erlis Frashërit konsiderohet si një nga lëvizjet kryesore në merkaton e dimrit, afrimi i tij dhe ardhja e mundshme e Arapit do të blindonte repartin mbrojtës te “Djemtë e Detit”.