Mbi 875 mijë tonë mallra të ndryshme eksport-importi janë transportuar me tragete nga porti i Durrësit gjatë vitit 2018.
Më shumë se 542 mijë tonë i përkasin importeve, ndërsa 332 mijë tonë të tjera eksporteve me tragete.
Nga të dhënat ë Sektorit të Statistikave në APD, mësohet se mallrat në hyrje dhe dalje në porti më i madh i vendit janë transportuar me 70.171 kamionë dhe 5.851 trajlerë, të cilët pas lundrimit me tragete kanë vijuar udhëtimin në vende të ndryshme të Evropës perëndimore në dalje, ose në vendet e Ballkanit në hyrje.
Vëllimi i mallrave të transportuar me tragete gjatë vitit që lamë pas është 6 për qind më i lartë se sa ai i transportuar me tragete gjatë vitit 2017.
Gjatë vitit 2018 tragetet kanë kryer 1.010 lundrime gjithsej.