Pas suksesit në arenën ndërkombëtare, Era Istrefi do të sjellë një bashkëpunim në gjuhën shqipe me motrën e saj, këngëtaren e njohur Nora Istrefi.
E pyetur për projektet e reja, ka qenë Era ajo që e ka zbuluar surpizën në një intervistë për Telegraf.
"Një këngë shqip me motren time, Norën. Ky do të jetë një ndër projektet e mia të ardhshme në mesin e disa bashkëpunimeve tjera."
Edhe pse kanë vite në tregun muzikor, dy motrat Istrefi do të sjellin këngën e tyre së bashku, një bashkëpunim i kërkuar me kohë prej fansave të tyre.





