Këngëtarja e njohur, Enca ka publikuar një shkrim thumbues në ‘Instastory’, ku si shpeshherë ka arritur të fitojë vëmendjen e ndjekësve.
“Gëzohem shumë kur shikoj vajza të tjera në TV që më kopjojnë me detaje. Në këtë mënyrë e kuptojë influencën që kam”, shprehet Enca.
Duket qartë që kjo frazë është një ‘thumb’ për koleget e saj, por nuk mund të thuhet me siguri kujt i drejtohet. Enca shumë shpesh përdor profilin e saj në ‘Instagram’ për të shprehur opinionet për çështje të ndryshme.
Ajo është një nga këngëtaret më të diskutuara të showbiz-it, për muzikën dhe mënyrën që ka zgjedhur për t’u shfaqur te publiku.





