Noizy sërish merr vëmendjen me një orë super të shtrenjtë.
Së fundmi, ai ka publikuar një fotografi mjaft atraktive, ku shfaqet plot me stil ndërsa është duke pushuar ulur mbi një karrige
Detaji që vihet re është ora e tij e dorës, e cila kap një shifër marramendëse.
Reperi nga Shqipëria mban në dorë një orë të markës “Audemars Piguet”, e cila kushton jo më pak se 49 mijë euro.
Ndërkohë që xhupi “Supreme”, të cilin ai e mbante veshur në këtë fotografi kap shifrën e 179 eurove.
Duket se të ardhurat e mira nga muzika ia mundësojnë Noizy-t që të bëjë një jetë mjaft të mirë dhe luksoze.





