Moderatorja Arbana Osmani ka publikuar sot disa foto krah mikeshës së saj të ngushtë Xhemi Shehu, e cila ka ditëlindjen dy ditë më vonë.

Arbana ka zgjedhur ta surprizojë atë me foto nga momentet e tyre së bashku, teksa qëndrojnë në shtëpi ose shpenzojnë orët në shoqërinë e njëra-tjetrës në ambiente të ndryshme.

“Numërimi mbrapsht për ditëlindjen e Xhemit me disa nga kujtimet tona më të bukura. Ku e rëndësishme ka qenë të kem dalë unë mirë sigurisht”, shkruan ajo me shaka.

Në shumicën e tyre, Xhemi duket pa mendje, ndërsa Arbana që ka pozuar bukur. Më tej Arbana shkruan ‘Të dua’ për ta mbyllur surprizën e këndshme dedikuar mikeshës së saj.

Xhemi nuk ka vonuar të reagojë dhe një pjesë të bisedës së tyre, Arbana e ka publikuar sërish në ‘Instagram’.