Ariana Grande deklaroi se nuk do të dilte me asnjë mashkull gjatë gjithë vitit ose gjatë gjithë jetës së saj.

Por ylli i popit është fotografuar me ish-të dashurin Ricky Alvarez. 25-vjeçarja mbante një maskë në gojë ndërsa ecte me Alvarez në New York City të martën.

Ata qëndruan të lidhur rreth një vit deri në verën e 2016-s. Ariana dhe Alvarez nxitën thasheshemet se janë pajtuar muajin e kaluar, kur këngëtarja komentoi dhe komplimentoi balerinin në një foto të Instagram. Ndërsa më vonë deklaroi: "Jemi vetëm miq."

Ricky është një nga të dashurit që Grande përmendi në tekstin e këngës së ndarjeve "Thank U, Next".

Ajo u nda nga i fejuari Pete Davidson në tetor, pas vdekjes së ish-të dashurit Mac Miller.