Teuta ka bërë shumë mirë në gjysmën e parë të sezonit për këtë vit, teksa e mbylli vitin dhe fazën e dytë me 33 pikë duke mbajtur vendin e tretë në renditje. Për këtë aryse klubi bregdetar mund të cilësohet si surpriza e këtij sezoni, pasi nga një ekip që luftonte për mbijetesë një vit më parë, tashmë ka ambicie për kupat e Europës dhe titullin kampion.
Ndërkohë që merkato është hapur zyrtarisht, skuadra e Bledi Shkëmbit pritet të ketë disa përforcime, të cilat do të jenë të nevojshme për të përballuar pjesën tjetër të sezonit. Sakaq me anë të një njoftimi zyrtar, klubi durrsak ka lajmëruar edhe për zhvillimin e fazës përgatitore. Kështu, Teuta, ashtu si Skënderbeu dhe Tirana, do të qëndrojë në Shqipëri për të zhvilluar përgatitjet e dimrit, teksa do të zhvillojë disa ndeshje miqësore.
“Përgatitjet e dimrit në Durrës. Tashmë është zyrtare, Teuta do të zhvillojë mini fazën përgatitore të dimrit në Durrës. Gjatë përgatitjeve Teuta do të zhvilloj disa ndeshje miqësore që do ti shërbejnë trajnerit Bledi Shkembi dhe stafit teknik për ‘kolaudimin’ e ekipit”-shkruhet në njoftimin e klubit durrsak.





