Nëse viti 2018 ishte vit "i artë" për Lady Gaga, falë filmit në të cilin interpretonte dhe mbante titullin "A star is born", 2019-a për artisten do jetë viti i "buqetës së nuses".

Sipas thashethemeve dhe informacioneve që vijnë nga Amerika e largët, Stefanie Joanne Angelina Germanotta, ky është emri i vërtetë i artistes 32-vjeçare, do martohet me menaxherin e saj, thuajse 50-vjeçar Christian Carino.

Thuhet se do jetë një dasëm e denjë për një faraon: plot 5 milionë euro shpenzime. Dasma mendohet të zhvillohet në qytetin ku dyshja u njoh, në Venecia, dhe ku debutoi si aktore.

Lajmi është bërë i ditur nga revista amerikane "Life & Style", e cila ka interpretuar disa konfirmime nga Miss Germanotta, e cila ka dhënë sinjale për një dasmë të shpejtë.

Ceremonia do jetë shumë e fshehtë, me një rreth të ngushtë miqsh, mes të cilëve Elton John, Bradley Cooper e Donatella Versace, që, mesa duket, do jetë edhe dizenjuesja e fustanit të nuses.