Më shumë sesa për hitet e tij, kohët e fundit Flori Mumajesi ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave për jetën e tij private. Ndarja e bujshme me Elvana Gjatën, më pas u përfol se ishte lidhur me Fifin e një herë tjetër me Kejsin.
Por në mbrëmjen e 1 janarit, të tre këngëtarët ishin të ftuar në emisionin "Shiko kush luan" ku gjatë një loje, Kejsi duhet të zgjidhte se me kë do martohej dhe Flori i tha: "Më ke mua".
"Po kjo thotë është single, ti i thua më ke mua, nuk po marr vesh çfarë po ndodh”, i tha Luana Florit duke iu referuar faktit që Kejsi në një prej lojërave tha se është single.
"Kejsin e ka dashnore, mua më ka grua, na ka të dyjave", i tha Fifi me humor duke i bërë të gjithë të qeshin.





