Kristian Pulisiç është lojtari i ri i Çelsit. Ai ka arritur marrëveshjen në mënyrë zyrtare me klubin nga Londra dhe tashmë do të jetë nën urdhërat e Sarrit.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë faqja e klubit të Borusias Dortmund që njofton largimin e mesfushorit. 64 milionë euro do të derdhin anglezët në arkën e Dortmundit për shërbimet e tij.

Pulisiç, vetëm 20-vjeç, luan për kombëtaren e SHBA-së dhe në orët në vijim pritet të jetë në Londër për tu prezantuar edhe zyrtarisht. Duket se deri tani kjo është një nga goditjet më të forta në merkato.