Këngëtarja Kejsi Tola ishte një ndër personazhet e ftuar të natës festive të 1 janarit në emisionin "Shiko kush LUAN" në Top Channel.
E pyetur se cila nga vajzat e “showbiz”-it e cila përpiqet, por nuk i ndrit që nuk i ndrit ylli, Kejsi habiti jo pak kur tha emrin e këngëtares Olta Boka.
Nuk dihet nës miqësia mes vajzave është prishur apo Kejsit i duhej një emër me patjetër dhe ai i Oltës ishte i pari që i erdhi në mendje.
Kejsi Tola dhe Olta Boka kanë përfaqësuar Shqipërinë në Eurovizon duke qënë shumë të vogla në moshë, ndërsa më parë këndonin së bashku në evente dhe mbrëmje të muzikës "live".





