Të gjithë u habitën kur Miley Cyrus dhe partneri i saj Liam HemsWorth publikuan foto nga ceremonia martesore tejet e fshehtë e tyre. Këngëtarja mbante veshur një fustan të bardhë, më flokët e lëshuar me onde, ndërsa aktori një kostum të zi klasik.

Gjithçka në këtë dasmë ka qenë e thjeshtë dhe pa shumë shpenzime. Miley zgjodhi një fustan të mrekullueshëm të ‘Vivienne Westwood’ i cili kushtoi 8.600 dollarë, lulet e nuses kushtuan 1.500 dollarë, ndërsa torta e dasmës 220 dollarë.

Dekori i thjeshtë në dasmë kushtoi 675 dollarë, ndërsa shampanja rreth 1.320 dollarë. Më pak fjalë ceremonia martesore kushtoi vetëm 17.560 dollarë, shpenzime modeste këto për një dasmë VIP-ash.