Kengetarja shqiptare me fame boterore, Bebe Rexha ka nxjerre zbuluar një futbollist te martuar qe e ngacmoi me mesazhe, identitetin e te cilit nuk e ka zbuluar.

Sipas yllit të popit, kjo sjellje e një burri të martuar me tre fëmijë ishte e papranueshme.

"A keni pasur ndonjëherë një djalë që gjithmonë vjen dhe del nga jeta juaj?"-pyet Bebe. "Ata janë mashtruesa dhe harxhojnë kohën tuaj."

Në një postim në Instastory, 29-vjeçarja iu referua futbollistit, i cili e quajti 'mike' dhe më pas i kërkoi që të takoheshin personalisht. Por kjo ka qenë diçka e papranueshme për këngëtaren.

Pas bisedës së tyre, ajo shkruajti: "Ju jeni i martuar dhe keni tre fëmijë. Bëhu një njeri model, luaj sportin tënd dhe më ler vetëm."

Në një postim tjetër Bebe shkruajti: "Mos më shkruaj mua 'hej mike', veçanërisht nëse jeni një njeri i martuar. Më vjen keq, por kjo gjë s'do të ecë me mua. Shko luaj futboll."