Në promon e "Xing me Ermalin" që do të transmetohet mbrëmjen e sotme, moderatori Ermal Mamaqi ka prezantuar për herë të parë Sian, të voglën e familjes.

E ftuar speciale është bashkëshortja e Ermalit, Amarda Toska, ku biseda duket se do të jetë argëtuese dhe shumë emocionuese.

Çifti i njohur dhe i dashur për publikun do të zbulojnë mjaft detaje nga jeta e tyre familjare. Të qeshurat dhe humori sigurisht që nuk do mungojnë, kështu që na mbetet vetëm të presim për ta parë programin në transmetim.