Gjatë koncertit të këngëtares me famë botërore Iggy Azalea në stadiumin Maracanã në Rio de Janeiro në Brazil, njëra nga balerinat e stafit të saj ka pësuar një krizë epilepsie gjatë performances ne skenë.
Balerina bie në skenë dhe trupi i saj lëviz vazhdimisht, ndërkohë, këngëtarja pasi bëri thirrje për një mjek, filloi të këndojë “Black Widow”, deri në momentin që mbaroi muzika dhe një heshtje e tmerrshme bie mbi stadium.
Mjekët sollën një ambulancë në stadium për ta larguar balerinën, por ndjekësit shprehen të çuditur me reagimin e Iggyt-t e cila ka vazhduar performancën e saj edhe pse shihte balerinën e shtrirë në skenë.
Më vonë ajo sqaroi në rrjetet sociale se ajo vazhdoi të këndonte sepse mendoi se balerina u rrëzua vetëm se ndrydhi kyçin e këmbës.





