Gallatasarai është vënë në kërkim të një sulmuesi, teksa në orbitën e skuadrës turke ka përfunduar shqiptari i Kosovës, Vedat Muriqi.
24-vjeçari nga Prizreni, i cili në të kaluarën ka veshur fanellën e Teutës dhe Besës së Kavajës, po kalon një moment të mirë me skuadrën e Rizesporit, teksa ka përfunduar në listën e dëshirave të trajnerit Fatih Terim.
Muriqi në këtë sezon ka arritur të realizojë 5 gola në Superligën turke, teksa ka mundësinë për të bërë një hap të madh në karrierë. Me mjaft interes priten zhvillimet në ditët e ardhshme.





