Kalidu Kulibali ka “shpërthyer” pas ndeshjes kundër tifozëve të Interit. Qendërmbrojtësi doli me karton të kuq në minutën e 81 të takimit, për shkak se duartrokiti me ironi ndaj arbitrit. Senegalezi u pa shumë i nervozuar pasi tifozët zikaltër e ofenduan në kore raciste.
“Më vjen keq për humbjen dhe mbi të gjitha që braktisa vëllezërit e mi, por jam krenar për ngjyrën e lëkurës sime si francez, senegalez, napolitan, njeri”, shkruante në “Instagram” pas takimit mbrojtësi.
Ançeloti zbuloi pas takimit se kishte kërkuar 3 herë pezullimin e takimit për shkak të racizimit, por kërkesa nuk u morr parasysh.





