Vetëm pak pasi Kategoria Superiore mbylli aktivitetet për vitin 2018, duke përfunduar njëkohësisht edhe gjysmën e kampionatit aktual, skuadrat kanë nisur menjëherë punën për merkaton e dimrit.

Kështu nëse për afrimet ka ende rezerva dhe pak deklarata, vijon me ritëm të shpejtë edhe procesi i shkarkimeve, ku pasdite ka qenë Teuta, që ka njoftuar ndërprerjen e marrëdhënies me mbrojtësin maqedonas Bojan Georgevski.

Ky i fundit luan me "Djemtë e detit" që prej muajit janar të vitit të kaluar, por tashmë ka përfunduar kontrata një vjeçare dhe palët nuk e kanë parë të arsyeshme që të rinovojnë bashkëpunimin mes tyre.