Heiko Herrlich nuk është më trajneri i skuadrës së Bayer Leverkusen. Përmes një komunikate të bërë publike pak më parë, skuadra e Leverkusen ka komunikuar shkarkimin e trajenrit të saj dhe ndihmësit të tij, Nico Schneck, me efekt të menjëhershëm.

Një vendim disi i papritur, që vjen pas fitores 3-1 që Leverkusen arriti të shtunën në Bundesliga ndaj Hertha. Më tej, drejtuesit e klubit të Beyer Leverkusen, kanë bërë me dije se në krye të ekipit është emëruar 55-vjeçari Peter Bosz, që një vit më parë ishte në krye të Ajax.

Nën drejtimin e tij, skuadra holandeze shkoi deri në finalen e Europa League në vitin 2017 (u mund nga Manchester United). Bosz ka nënshkruar një kontratë deri në verën e vitit 2020.