Ish-trajneri i Kombëtares shqiptare, Xhani De Biazi ishte pranë akordit me klubin e Serisë A, Frozinone, por kërkesat e larta të 62-vjeçarit, bërën që palët mos të gjenin gjuhën e përbashkët.
Ka qenë vetë De Biazi, që në një prononcim për mediat italiane, ka konfirmuar interesimin e skuadrës të Serisë A, teksa nuk e fsheh dëshirën që të rikthehet në stolin e një skuadre, qoftë kjo italiane, apo diku tjetër.
Trajneri kërkon nga klubet një vlerësim në nivelin profesional dhe nuk preferon që të drejtojë një skuadër që nuk i plotëson kërkesat e tij.
“Isha fare pranë stolit të Frozinones, por nuk ishin kushtet për t’a mbyllur marrëveshjen. Dëshiroj të kthehem në stolin e një skuadre, në Itali apo diku tjetër, por do të doja një vlerësim në nivelin profesional për karrierën time”, u shpreh De Biazi.





